Instituti për Studime Sociale dhe Humanistike

Projekti: "Shtimi i mundësive për hulumtim në shkencat shoqërore në Kosovë dhe I integrimit të saj në Zonën Kërkimore Evropiane” (ESSI)
Implementuar nga Instituti për Studime Sociale dhe Humanistike (UP), KEC, ZSI, SORA, FORBA, University of Vienna.
 
Implementimi i suksesshëm i modulit të parë “Shkolla dimërore” (niveli bazik) i programi të trajnimi për hulumtues të rinj në shkencat sociale
 
17 Shkurt 2013 
 
Me datë 11 shkurt deri më 16 shkurt 2013 është implementuar moduli i parë “Shkolla dimërore” (niveli bazik) i programi të trajnimi për hulumtues të rinj në shkencat sociale që ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të hulumtuesve kosovar. 
 
Rreth 40 hulumtues të rinj të përzgjedhur nga fushat e shkencave sociale kanë ndjekur trajnimit. Pjesëmarrësit në trajnim janë kryesisht staf akademik dhe hulumtues nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Pejës, Universiteti i Prizrenit, dhe disa nga organizata jo-qeveritare (OJQ) të orientuara në hulumtime. 
 
 
 
 Pjesëmarrësit në kuadër të moduli të parë “Shkolla Dimërore” (niveli bazik) kanë ndjekur trajnimet në temat:
 
Dizajnimi i Hulumtimeve (Research Design) - (ligjëruar nga z. Günther Ogris nga Instituti SORA në Vjenë, Austri).
Metodat Kualitative të Hulumtimit (Qualitative Research Methods) - (ligjëruar nga znj. Stefanie Smoliner nga Instituti ZSI në Vjenë dhe znj. Martina Zandonella nga Instituti SORA në Vjenë, Austri).
Metodat Kuantitative të Hulumtimit (Quantitative Research Methods) - (ligjëruar nga znj. Stefanie          Smoliner nga Instituti ZSI dhe znj. Martina Zandonella nga Instituti SORA në Vjenë, Austri).
Menaxhimi i Projekteve dhe Menaxhimi Ekonomik i Projekteve (Project Management and Project
 
Economics) (ligjëruar nga znj. Elke Dall and z. Klaus Schuch, nga Instituti ZSI).
Trajnimi është mbajtur në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, duke realizuar praktikimin e programeve softwerike për analiza statistikore më Laboratorin e Shkencave Sociale dhe Empirike të Institutit për Shkenca Shoqërore dhe Humanistike (ISSH) të Universitetit të Prishtinës.  
Projekti "Shtimi i mundësive për hulumtim në shkencat shoqërore në Kosovë dhe i integrimit të saj në Zonën Kërkimore Evropiane”  mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe kofinancohet nga Fakulteti Filozofik, UP. 


DSCF1019.JPG