Dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, po merr pjesë në takimin e radhës të konsorciumit të projektit (QUADIC), i cili po zhvillohet në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër

    Dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, po merr pjesë në takimin e radhës të konsorciumit të projektit (QUADIC), i cili po zhvillohet në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, po merr pjesë në takimin e radhës të konsorciumit të projektit Quality Development of International Cooperation and Project Management (QUADIC), i cili po zhvillohet në Universitetin “Eqrem Çabej”, Gjirokastër. Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli është po ashtu Koordinator i QUADIC për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Takimi ka për qëllim vazhdimin e punës në plotësimin e objektivave të projektit, që kanë të bëjnë me strategjitë e ndërkombëtarizimit të universiteteve të konsorciumit. Po ashtu, qëllim i takimit është diskutimi dhe shqyrtimi i çështjeve dhe problematikave të ndërlidhura me aplikimin për projekte të ngritjes së kapaciteteve. Në fjajën e tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, Dekani Bërxulli shprehu kënaqësinë për arritjet e deritanishme të projektit. Po ashtu, Dekani Bërxulli foli për sfidat e ndërkombëtarizimit në kohë globale, duke theksuar nevojën për të rritur kapacitetet njerëzore dhe organizative, si dhe mësimin në gjuhë të huaj për të pritur studentë të huaj në të ardhmen e afërt. Në fund, Dekani Bërxulli shprehu angazhimin e plotë për një rol aktiv të UP-së, ashtu si deri më tani, në kuadër të QUADIC, dhe jo vetëm, në fushën e projekteve ndërkombëtare.
     

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
2627 2829 30311
2 3 4 5 678
9 10 1112131415
161718 19 202122
23 242526272829
30123456