Kumtesë nga Konferenca Shkencore Ndërkombëtare ‘’Migrimet dhe diaspora në kontekstin e Ballkanit Perëndimor’’ e organizuar nga Fakulteti Filozofik

    Kumtesë nga Konferenca Shkencore Ndërkombëtare ‘’Migrimet dhe diaspora në kontekstin e Ballkanit Perëndimor’’ e organizuar nga Fakulteti Filozofik  Në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, për nder të ditës së Evropës, më 09 Maj, është organizuar Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, me temë: ‘’Migrimet dhe Diaspora në kontekstin e Ballkanit Perëndimor’’. Kjo Konferencë shkencore me karakter ndërkombëtar është një projekt hulumtues dhe shkencor i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", e organizuar në partneritet akademik me:
    -Universitetin e Durrësit "Aleksandër Moisiu",
    -Universitetin e Evropës Juglindore,
    -Universitetin "Nënë Tereza" Shkup,
    -Universitetin e Korçës "Fan S. Noli " dhe
    -Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe studime Ballkanike.
    Konferencën e shpalli të hapur Dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Asoc. Dr. Bujar Dugolli, i cili në mes tjerash u fokusua në problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë. ‘’Deri më sot në Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet vendi i vetëm që qytetarëve të saj i është mohuar e drejta e lirisë së lëvizjes, që është njëra nga të drejtat themelore të njeriut’’. Dekani Dugolli, falënderoi institucionet partnere dhe tha se kjo Konferencë do të vazhdojë të bëjë ekspertizën e saj në disiplina të caktuara duke i dhenë një mundësi më të madhe studiuesve dhe hulumtimeve në nivel rajonal, për të kuptuar se pse ndodhin migrimet dhe si të ballafaqohemi me to.
    Ministri i Arsimi të Kosovës, Arsim Bajrami duke i falënderuar profesorët dhe pjesëmarrësit e kësaj konference, bëri apel drejtuar Institucioneve të BE-së. ‘’Nga kjo konferencë mjaft e rëndësishme edhe një herë bëjë apel, që sa më parë të krijohen kushte për lëvizjen e lirë, që stafit akademik, por edhe qytetarëve të Kosovës tu mundësohet që të lëvizin lirshëm në të ardhmen në Evropë’’
    Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Universitetit të Evropës Juglindore Prof. Dr. Blerim Reka, në fjalën e tij hyrëse, bëri një analizë të thukë rreth saj çka po ndodh në Ballkanin Perëndimor, duke i vënë theks të veçantë problemeve me të cilat ballafaqohen shtetet respektive. ‘’Ky bashkëpunim flet më së miri se kah lipset të vazhdojë të ec hulumtimi dhe bashkëpunimi konkret me punë kërkimor e shkencore, jo vetëm këtu, por edhe në rajonin në tërësi. Në Ballkan po kthehet lufta e ftohtë’’ përfundoi profesor Reka.
    Po ashtu konferencën e përshëndetën edhe Prof. Ass. Dr. Fati Iseni nga Universiteti ‘’Nënë Tereza’’ Shkup dhe Dr. Maria Dojce nga Universiteti ‘’Fan Noli’’ nga Korça.
    Ne diskutimin e tij Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike të Universitetit ‘’Aleksandër Moisiu’’ nga Durrësi Prof. Asoc. Dr. Andon Kume, vuri theks të veçantë në bashkëpunim shumë të frytshëm me Fakultetin Filozofik, duke theksuar nevojën e hulumtimeve të përbashkëta.
    Dr. Arsim Sinani nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike, vuri në dukje rëndësinë që shkenca të mbështetet me projekte konkrete. ‘’Së pari do duhej vetë të investojmë dhe ngrisim nivelin e më pastaj të synojmë majat e shkencës në botë, prandaj ministritë respektive të arsimit, duhet të ndajnë fonde për hulumtimin, kërkimin dhe ngritjen e cilësisë në arsim’’, tha mes tjerash Dr. Sinani.
    Në Konferencë u paraqiten tre hulumtime shkencore mjaft serioze dhe 18 kumtesa nga profesorë e studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe SHBA. Konferenca ka për synim të jep ekspertizën e akademikëve shqiptar për raportet e shqiptarëve me Evropën. Me këtë konferencë shkencore ndërkombëtare sivjet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ u shënoi edhe një jubile, 60 vjetori i themelimit të Unionit Evropian.
    Në fund të Konferencës Prof. Asoc. Dr. Muhamet Mala lexoi konkluzionet nga punimet e Konferencës dhe njoftoi se bordi shkencor do të punojë që të njëjtat të botohen në Buletinin e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’.


     IMG_6804-(1).JPGIMG_6809.JPG

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
293031 1234
567891011
12 131415161718
19202122232425
262728293012
3456789