NË UNIVERSITETIN E KORÇËS “FAN S. NOLI” U MBAJT KONFERENCA SHKENCORE ME RASTIN E 110 VJETORIT TË KONGRESIT TË MANASTIRIT

    NË UNIVERSITETIN E KORÇËS “FAN S. NOLI” U MBAJT KONFERENCA SHKENCORE ME RASTIN E 110 VJETORIT TË KONGRESIT TË MANASTIRIT Universiteti i Korçës “Fan S. Noli” në bashkëorganizim me Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Kolegjin UBT, Qendrën për Studime Ballkanike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe Lidhjen e Diaspores Shqiptare për Maqedoninë, ka shënuar 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit me një konferencë shkencore.


    Hapjen e kësaj konference e bëri Rektori i Universitetit të Korçës Prof.Dr. Ali Jashari, i cili ndër të tjera theksoi: “Kjo ngjarje paraqet në historinë e kombit shqiptar njërën nga datat më të rëndësishme të unifikimit të alfabetit shqip, si gjuhë kombëtare me shkronja latine”.

    Këtë konferencë me një fjalë rasti e përshëndeti edhe Dekani i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Prof.Dr. Bujar Dugolli, i cili ndër të tjera tha: “Etërit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare me Kongresin e Manastirit paraqesin parasegjithash vlerën më të rëndësishme për identitetin tonë gjuhësor, kulturor dhe kombëtar, duke e plotësuar kështu një nga misionet më të çmuara për atdheun e kombin e tyre”.


    Gjithashtu me nga një fjalë rasti u paraqitën edhe rektori i Kolegjit UBT Prof.Dr. Edmond Hajrizi, Prof.Ass.Dr. Arsim Sinani, Prof.Dr. Asllan Hamiti, si dhe Xhevat Prespa nga Lidhja e Diaspores Shqiptare për Maqedoninë.

    Konferenca i zhvilloi punimet në tre sesione të ndara, ku u paraqitën me punimet e tyre dhjetëra studiues të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare.

    Pjesë e punimeve të kësaj konference ishin edhe studentë të Departamentit të Historisë dhe Antropologjisë Kulturore të Fakultetit Filozofik, të cilët këtë ditë së bashku me stafin akademik gjinden në vizitë studimore dhe hulumtuese në Korçë.



     foto-2.jpg   foto-3.jpgfoto-4.jpgfoto-5.jpgfoto-8.jpg

Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
31123456
78910 111213
14151617181920
2122 2324252627
28293031123
45678910