NJOFTIM

     Me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës, Fakulteti Filozofik organizon konferencë shkencore me titull:

    10 Vjet Shtet – Mësimet dhe Pritjet


    Qëllimi i konferencës është reflektimi kritik shumëdimensional dhe akademik i zhvillimeve 10 vjeçare të shtetndërtimit të Kosovës si dh perspektiva e saj në të ardhmen. Në këtë konferencë ftohen akademikë, studiues dhe punëtorë shkencorë nga fusha të ndryshme të shkencave humane dhe sociale, nga bota shqiptare dhe më gjerë.

    Tezat bosht të konferencës janë:
    (1) rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë dhe shtetit;
    (2) sfidat e shtetësisë në 10 vjet;
    (3) roli i Universitetit të Prishtinës në shtetndërtim;
    (4) ndërtimi dhe funksionimi i institucioneve pas shpalljes së pavarësisë;
    (5) identiteti dhe shtetësia;
    (6) roli i diplomacisë në forcimin e shtetësisë;
    (7) shtetësia dhe integrimi;
    (8) shtetësia e Kosovës dhe roli i saj në faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan;
    (9) mërgata shqiptare: kontributi i saj për të ardhmen;
    (10) shtetësia dhe e ardhmja: sfidat e Kosovës dhe të shqiptarëve.

    Konferenca do të mbahet më datë 15 Shkurt 2017, nga ora 9:30, në Sallën e Konferencave të Fakultetit të Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës.

    Kumtesat duhet të jenë të gjata maksimalisht 1400 fjalë, të shkruara në tipin e shkrimit Times New Roman, me madhësi të shkronjave 12 pikë dhe largësi midis rreshtave me hapësirë 1.5.

    Të interesuarit duhet t’i dërgojnë kumtesat e tyre deri më datë 10 Shkurt 2018, ora 16:00 në adresën elektronike filozofiku@uni-pr.edu.

     

Arkiva e lajmeve

«shkurt»
MaEnPrShDi
29 30311234
5678 91011
12131415161718
19202122232425
2627281234
567891011