Nis digjitalizimi i “Buletinit të Fakultetit Filozofik”

    Nis digjitalizimi i “Buletinit të Fakultetit Filozofik” Fakulteti Filozofik ka nisur tashmë digjitalizimin e “Buletinit të Fakultetit Filozofik”. Ky digjitalizim është bërë e mundur falë bashkëpunimit të Fakultetit Filozofik, përkatësisht të Institutit për Studime Sociale dhe Humanistike (ISSH), me Bibliotekën Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”. Ky digjitalizim i “Buletinit të Fakultetit Filozofik” filloi me një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë përfaqësues të Fakultetit Filozofik dhe Bibliotekës Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.

    Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, përgëzoi për iniciativën dhe punën Prof. Ass. Dr. Arsim Sinanin, Drejtor i ISSH-së, dhe falënderoi zt. Fazli Gajraku, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, dhe stafin e tij për bashkëpunimin. Të pranishmit në takim, përveç zotimeve dhe shprehjes së interesit për bashkëpunim të qëndrueshëm, diskutuan edhe për rëndësinë e punës shkencore dhe për rëndësinë dhe rolin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në procesin digjitalizimit të revistave shkencore, por edhe të krijimit të qasjes së hapur në punën shkencore bashkëkohore.

    Të pranishëm në takim nga Fakulteti Filozofik, përveç Prof. Ass. Dr. Arsim Sinani, Drejtor i ISSH-së, ishin edhe Prof. dr. Muhamet Mala, Kryeredaktor i Buletinit të Fakultetit Filozofik, Prof. Ass. Dr. Selim Bezeraj, Prodekan për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve dhe Prof. Dr. Gazmend Rizaj, ndërsa nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ishin MA Izet Abdyli, Sekretar në BKK, MA Zaide Krapi, Udhëheqëse e sektorit periodik në BKK, Liridon Zekaj, Udhëheqës i Bibliotekës Digjitale dhe Albana Morina, Zyrtare në BKK.


    2.jpeg3.jpegunnamed.jpg

Arkiva e lajmeve

«mars»
MaEnPrShDi
22 232425262728
12 3 4567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234