Njoftim

    Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP, para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit dimëror dhe obligimet nga vitet paraprake, këtë mund ta bëjnë nga data 02.03.2020 deri më 05.03.2020 (E hënë-enjte).



    Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it, nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit dimëror, se, gjatë këtij viti akademik, nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të vitit akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve apo ligjëratave gjatë vitit akademik 2019/20.



    Ky njoftim për pagesë të semestrave vlen edhe për studentët të cilët gjatë këtij viti akademik presin ti nënshtrohen mbrojtjes së temës së diplomës dhe të cilët nuk janë të liruar nga pagesa sipas Ligjeve në fuqi.
     

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456