Njoftim për rihapjen e afatit për regjistrim të semestrit

    Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit dimëror dhe obligimet nga vitet paraprake, këtë mund ta bëjnë duke filluar nga data 05.11.2019-08.11.2019.

    Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it nga data 05.11.2019-08.11.2019, nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit dimëror, se, gjatë këtij viti akademik, nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të vitit akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve apo ligjëratave gjatë vitit akademik 2019/20.
     

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
28293031123
4 5678910
11 121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678