Njoftim për rihapjen e afatit për regjistrim të semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21

    1. Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve (Ba, Ma dhe PHD) se afati për regjistrim të semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 do të jetë i hapur nga data 16.11.2020 deri më datë 20.11.2020 në ora 15.30.

    2.Studentët të cilët kanë obligime financiare të papaguara nga vitet paraprake, obligohen që përveç semestrit dimëror të vitit akademik 2020/21, të paguajnë edhe borgjet e papaguara.

    3.Në këtë fazë të regjistrimit të semestrit dimëror, lejohet edhe paraqitja e temave të diplomës për studentët të cilët proceduralisht janë në këtë fazë.

    4.Rektorati njofton të gjithë studentët se nuk do të ketë afat tjetër shtesë për regjistrim të semestrit dimëror, prandaj kërkesat grupore apo individuale pavarësisht arsyeve të mundshme, nuk do të merren në konsideratë për rihapje të SEMS.

     

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
2627 2829 30311
2 3 4 5 678
9 10 1112131415
161718 19 202122
23 242526272829
30123456