Njoftim për zgjatjen e afatit për regjistrimin e semestrit 2017/2018

    Njoftohen studentet e Fakultetit Filozofik se bazuar në kërkesën e Parlamentit të studentëve dhe disa Këshillave studentore të njësive akademike, sot në kolegjiumin e dekanëve u vendos:

    1. Lejohet zgjatja e afatit për regjistrimin e semestrit veror 2017/18 deri më datë 05.02.2018 dhe njëkohësisht sipas kërkesave u lejua edhe regjistrimi i semestrit dimëror për ata studentë të cilët nuk e kanë kryer këtë obligim në afatet paraprake.

    2. Studentët të cilët do të bëjnë mbrojtjen e temës së baçelorit apo masterit gjatë këtij viti akademik janë të obliguar që të bëjnë pagesën e semestrave në të kundërtën nuk do të kenë mundësi tjetër.


     

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
262728293012
3456789
1011 1213141516
17181920212223
24252627282930
31123456