ProCredit Bank prezanton: “Programin e Punës Praktike dhe ProCredit Entry Programme”

     Të nderuar studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,

    Ju njoftojmë se Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me ProCredit Bank do të organizojnë një takim me studentët dhe të diplomuarit e njësive akademike të UP-së.

    Ju ftojmë që të jeni pjesë e grupit pjesëmarrës në këtë prezantim me datë 26 Prill ku do të informoheni për rëndësinë, kushtet dhe kriteret që duhet plotësuar ashtu që të jeni pjesë e programeve të cilat janë të destinuara për zhvillimin e kapaciteteve punuese nga ana e ProCredit Bank.

    Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët dhe të diplomuarit e UP-së të përfitojnë sa më shumë njohuri rreth Programit të Praktikës dhe ProCredit Entry Programme. Ata të cilët i përmbushin kriteret do të kenë mundësinë që nëpërmjet këtyre programeve të fitojnë përvojë e cila do t’i ndihmojë në zhvillim profesional.


    Studentët e interesuar mund ta konfirmojnë pjesëmarrjen në [email protected] deri më datë 25 Prill. Për detaje rreth aktivitetit pjesëmarrësit do të informohen përmes e-mailit.

    Aktiviteti organizohet më:
    Data: 26 Prill, E mërkurë
    Ora: 12:00 - 13:30
    Lokacioni: Amfiteatri i madh i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.


    https://www.procreditbank-kos.com/
     

Arkiva e lajmeve

«prill»
MaEnPrShDi
27 2829303112
3 4 5 6 789
10111213141516
171819 20212223
24 252627 282930
1234567