Punëtoria për Hartimin e Planit të Veprimit të Fakultetit Filozofik 2018-2023

    Punëtoria për Hartimin e Planit të Veprimit të Fakultetit Filozofik 2018-2023
    Stafi akademik nën udhëheqjen e Dekanit Prof. Bujar Dugolli, po mban punëtorinë një ditore për hartimin e Planit të Veprimit të Fakultetit Filozofik për periudhën 2018-2023. Plani i veprimit përfishinë: 1) Mësimdhënien; 2) Hulumtimin Shkencor dhe Publikimet; 3) Akreditimin dhe Sigurimin e Cilësisë; 4) Programet e Studimit; 5) Zhvillimin e Burimeve Njerëzore; 6) Zhvillimin e Infrastrukturës; 7) Ndërkombëtarizimin; dhe 8) Shërbimet. Plani i Veprimit zbërthen orientimet zhvillimore strategjike të Fakultetit Filozofik për periudhën pesë vjeçare me qëllim të përmbushjes së misionit të Fakultetit për avansimin e dijes, mendimit kritik dhe kreativitetit, ofrimin e programeve dhe një mjedisi studimor cilësor; kultivimin e vlerave të një shoqërie demokratike, të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe diverse; si dhe sigurimin e një mjedisi bashkëpunues dhe miqësor. Me përmbylljen e kësaj punëtorie, Fakulteti Filozofik do të miratojë Planin Strategjik 2018-2023, plan ky që do të shërbejë si udhërrfyes në punën e Fakultetit në pesë vitet e ardhshme.

     
    29 Qershor 2018
    Prevallë, Prizren

     image1.jpeg

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
25 262728 29301
2345678
9101112131415
1617 18 19202122
23242526272829
303112345