Reagim

    Fakulteti Filozofik i shtyrë nga shkrimet e pavërteta të disa portaleve, të cilat pretendojnë se ka pasur përleshje fizike mes profesorëve Agim Hyseni dhe Kadri Meta, në mbledhjen e Këshillit të Fakulteti tonë, të datës 18 qershor 2018, reagon ndaj këtyre shkrimeve, të cilat nuk paraqesin të vërtetën dhe informon opinionin e gjëra publik se, një veprim i tillë nuk ka ndodhur as në Mbledhjen e Këshillit të Fakultetit dhe as në hapësirat e Fakultetit Filozofik.
    Mbledhja e Këshillit është transparente dhe e hapur, ku anëtarët e tij paraqesim qëndrimet e tyre me debate pro dhe kundër për çështjet e caktuara. Këto shkrime të këtyre portaleve, pos që janë të pavërteta janë edhe joprofesionale, pasi ato nuk janë të konfirmuara, nuk kanë burim të qartë të informacionit, çka na përforcon bindjen se, janë lajme që kanë vetëm një synim, prishjen e imazhit të mirë të Fakultetit Filozofik dhe Universitetit të Prishtinës, tash në kohë të regjistrimit të studentëve të ri.
    Fakulteti Filozofik, është institucion që ka ngritur vlera të larta akademike dhe profesionale dhe veprimet e tilla asnjëherë nuk kanë gjetur vend mes stafit akademik, administrativ dhe studentëve. Fakulteti Filozofik është i hapur ndaj mediumeve, sa kohë që ka ngjarje edhe aktivitete që zhvillohen në këtë institucion dhe për të gjitha këto ka pasur dhe do të ketë bashkëpunim me mediumet që kanë pasqyruar të vërtetën, prandaj fton mediumet serioze që para se të publikojnë artikujt, t’i konfirmojnë burimet e tyre dhe të mos bijën pre e dezinformateve dhe të pavërtetave si në rastin konkret.

    Zyra për Informim

     

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
25 262728 29301
2345678
9101112131415
1617 18 19202122
23242526272829
303112345