SOT NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PËRFUNDIMIT TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE ËSHTË MBAJTUR KONFERENCA ME TEMËN: “DUKE KUJTUAR LUFTËN, PAQEN DHE PAJTIMIN”

    SOT NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE ME RASTIN E 100 VJETORIT TË PËRFUNDIMIT TË LUFTËS SË PARË BOTËRORE ËSHTË MBAJTUR KONFERENCA ME TEMËN: “DUKE KUJTUAR LUFTËN, PAQEN DHE PAJTIMIN” Me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, i ka zhvilluar punimet konferenca me temën: “Duke kujtuar luftën, paqen dhe pajtimin”, e organizuar nga Ambasada e Francës, Ambasada e Gjermanisë dhe Fakultetit Filozofik i Universitetit të Prishtinës, dhe Young Graçanica.
    Në panelin e parë “1914 - 1918: Europe in War”, në këtë konferencë me punimet e tyre u paraqitën studiues dhe profesorë të historisë nga Franca, Gjermania dhe Kosova:
    • Dr. Nicolas Ginsburger: "Toward a New World: Geopolitics of the First World War"
    • Dr. Heiko Brendel: "The Trenches and Beyond: Soldiers and Civilians on the Western Front”
    • Dr. Ulrich Pfeil: “Arch Enemies”, Propaganda and Perception: How did France and Germany see each other before and during the Great War?
    • Dr. Bujar Dugolli: ”First World War in History Text Books in Kosovo, Albania and Macedonia
    • Dr. Ibrahim Gashi: “Epilogue of the First World War in the Balkans”

    Në konferencë morën pjesë në një panel të veçantë edhe Ambasadori i Francës SHTZ. Didier Chabert dhe Ambasadori i Gjermanisë SHTZ. Christian Heldt, të cilët paraqitën procesin e pajtimit ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, si dhe diskutuan me studentët e Departamentit të Historisë dhe Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës, studentë të komunitetit serb nga Young Graçanica si dhe me të pranishmit e tjerë. Ambasadorët theksuan shumë çështje të rëndësishme, veçmas ato që preknin segmente për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe sfidat që e presin në përmbushjen e obligimeve për një shtet të së drejtës, për ti kontribuar paqes dhe me fqinjësi të mirë.

     46144875_203794060540076_6982890771959513088_n.jpg46338564_276342769684897_7720036180770684928_n.jpg

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
3112 3456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011