Vizita e delegacionit amerikan i përbërë nga profesorë e studentë nga Drake University të shtetit Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Vizita e delegacionit amerikan i përbërë nga profesorë e studentë nga Drake University të  shtetit Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dje gjatë ditës, dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Bujar Dugolli, priti një delegacion amerikan i përbërë nga profesorë e studentë nga universiteti Drake të shtetit Iowa, që nisën një vizitë disa ditore në Kosovë me Universitetin e Prishtinë. Me kërkesën paraprake të tyre, Prof. Dugolli mbajti një ligjëratë me temën Historia e Kosovës, duke u fokusuar në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri dhe në vlerat kulturore dhe religjioze të Kosovës.

    Dekani Dugolli, para delegacionit amerikan, tregoi për aspiratat dhe përpjekjet e pareshtura të Kosovës për liri, duke çmuar lartë mbështetjen amerikane dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Përveç historisë ndërshekuj të Kosovës. Të pranishmit u njohën edhe me diversitetin religjioz në Kosovë, ku foli për virtytin e popullit shqiptar për bashkëjetesë dhe harmoni fetare të kultivuar ndër shekuj në Kosovë.

    Delegacioni amerikan shprehu kënaqësinë për pritjen që iu është bërë, duke deklaruar interesimin që bashkëpunimi dhe shkëmbimi i profesorëve dhe studentëve në mes Kosovës dhe institucioneve arsimore të shteti Iowa të vazhdojë edhe në të ardhmen.
    49661535_231830071075520_1630755380998963200_n.jpg

Arkiva e lajmeve

«qershor»
MaEnPrShDi
272829303112
3456 789
10 111213 141516
17181920212223
24252627282930
1234567