YCS Raundi XII

    YCS Raundi XII Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, lajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 12-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council.



    Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e hënë, 12 nëntor 2018 deri të hënën, 3 dhjetor 2018.



    Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master njëvjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së.



    Programi i bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota, 10% të këtyre bursave janë të rezervuara për shërbyesit civil të cilët veç janë të punësuar në administratën publike (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshojë, varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion).



    Ky lajmërim është i hapur për të diplomuarit në fakultetet si: juridik, shkenca politike, ekonomik, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të cilat mund të shkarkohen më poshtë nën “NËSE DËSHIRONI TË APLIKONI”) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:



    à 1) Juridik – deri në 16 bursa në dispozicion

    à 2) Administratë Publike – deri në 8 bursa në dispozicion

    à 3) Ekonomik – deri në 8 bursa në dispozicion

    à 4) Kulturë dhe Shëndetësi – deri ne 8 bursa ne dispozicion



    Informatat shtesë rreth lajmërimit për aplikim (përfshirë formularin e aplikimit dhe Rregullat e Procedurës për Raundin XII) janë në dispozicion në web faqen zyrtare të Skemës Young Cell: https://ycskosovo.eu


     

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
3112 3456
78910111213
14151617181920
21222324252627
2829301234
567891011