Prof. Asc. Dr. Naser Zabeli

naser.zabeli@uni-pr.edu
Profesor
Departamenti i Pedagogjisë
038 224 783

Didaktikë /Teori e mësimit,  Pedagogji speciale / Edukim inkluziv, Metodat e hulumtimit kuantitativ dhe kualitativ, Edukimi dhe puna sociale

Naser ZABELI, është doktor  i  shkencave pedagogjike
, mësimdhënës në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.Ka kryer dhe kryen funksione me përgjegjësi në Universitetin e Prishtinës (prodekan, senator). Ka qenë dhe është anëtar i komisineve/bordeve profesionale vendore dhe asociacioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Fusha e tij e ngushtë profesionale është Didaktika / Teoria e mësimit dhe Pedagogjia speciale / Edukimi inkluziv lëndë të cilat i mban në Fakultetin Filozofik dhe fakultete të tjera.

 

Është autor dhe bashkautor i një numri të konsiderueshëm të  librave, artikujve, punimeve shkencore e profesionale në vend dhe jashtë tij, si: Finlandë, Norvegji, SHBA, Shqipëri. Është trajner i certifikuar për metodologji ndërvepruese të mësimdhënies e aspekte tjera të edukimit  dhe ka zhvilluar një mori trajnimesh me mësimdhënës të të gjitha niveleve të arsimit.

 

Ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Ka realizuar një mori vizitash studimore në evropë dhe SHBA si: Finlandë, Norvegji, Greqi, Slloveni, Shqipëri, SHBA, Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, Britani e Madhe.