Sot, Këshilli i Studentëve në Fakultetin Filozofik, në bashkëpunim me Dekanatin shpërndanë mirënjohje për studentët e dalluar të Fakultetit Filozofik

01 Qershor 2021
SHARE

Në ceremoninë e shpërndarjes së mirënjohjeve Dekani i Fakultetit Filozofik Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli dhe Kryetari i KS Filozofik, Kosovar Krasniqi, i uruan studentët për suksesin e treguar gjatë studimeve të tyre. 

Në ceremoninë e shpërndarjes së mirënjohjeve ishin të pranishëm edhe Senatori i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Bujar Dugolli, Prodekani për Financa & Infrastrukturë, Prof. Asoc. Dr. Muhamet Qerimi, Prof. Ass. Dr. Njomza Llullaku, Shefe e Departamentit të Punës Sociale, MA Ass. Mentor Hasani, Shef i Departamentit të Historisë, si dhe zt. Oktaj Hasani, Kryetar i Organizatës Studentore “REFORMA”.

#fakultetifilozofik