Fakulteti Filozofik organizoi konferencën ‘Parlamentarizmi shqiptar ndër vite’

10 Qershor 2021
SHARE

Departamenti i Historisë, Fakulteti Filozofik, në bashkëorganizim me Komunën e Prizrenit, po mban sot, më 10 qershor 2021, konferencën shkencore ndërkombëtare ‘Parlamentarizmi shqiptar ndër vite’. Kjo konferencë organizohet në 143 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe mbahet në Komunën e Prizrenit. Në seancën hapëse, morën pjesë zt. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesor Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës së Prizrenit, profesor Ardian Gola, Kryetar i Komisionit për arsim të Kuvendit të Kosovës, profesor Elton Bahtiri, Prorektor për zhvillim dhe cilësi i Universitetit të Prishtinës. Në fjalën e tij, profesor Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, vlerësoi bashkëpunimin midis komunitetit akademik me institucionet qendrore dhe lokale për trajtimin e çështjeve dhe tematikave me rëndësi për shoqërinë dhe shtetin. Në konferencë po marrin pjesë akademikë nga Kosova, Shqipëria dhe trojet e tjera shqiptare. Punimet e autorëve do të botohen në një numër të veçantë të Buletinit të Fakultetit Filozofik.