Fakulteti Filozofik, UP, dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, UT, thellojnë bashkëpunimin

26 Korrik 2021
SHARE

Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, sot, më 26.07.2021, priti në një takim pune Prof. Dr. Edmond Raptin, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Diskutimi u përqendrua në zhvillimet në arsimin e lartë në Kosovë dhe Shqipëri dhe projektet konkrete të bashkëpunimit midis dy fakulteteve në fushën e shkëmbimit të stafit, shkëmbimit të studentëve, konferencave e përbashkëta dhe aplikimin e përbashkët në projekte ndërkombëtare, duke nisur nga viti i ardhshëm akademik. Dekani Bërxulli shoqërohej nga Prof. Ass. Dr. Selim Bezeraj, Prodekan për mësimdhënie & çështje të studentëve dhe Prof. Asoc. Dr. Muhamet Qerimi, Prodekan për financa & infrastrukturë, ndërsa Dekani Rapti shoqërohej nga Dr. Edvin Lame, Zv.Dekan për ciklin e dytë të studimeve master dhe ciklin e tretë të studimeve doktoraturë, dhe Dr. Blendi Çeka, profesor në Departamentin e Shkencave Politike.