NJOFTIM: Platforma e mësimit online E-learning Jahjaga Foundation

12 Tetor 2021
SHARE

Të dashur studentë dhe ju të diplomuar,
E-learning Jahjaga Foundation është një platforme e mësimit online e cila përmban kurse, të qasshme në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe. 
Kurset e kësaj platforme kryesisht trajtojnë temat e barazisë gjinore, fuqizimit të grave, diversitetit e gjithëpërfshirëjes, si dhe të drejtat e njeriut.

Kurset që tani janë të qasshme në platforme janë:
-Benefitet e Diversitetit Gjinor ne Politike dhe Udheheqje 
-Te folurit ne publik 
-Perdorimi i Platformave Sociale 
-Strategjite per Berjen e Fushates Zgjedhore 
-Mbledhja e Fondeve per Fushate Zgjedhore 
-Rruga per Barazi Gjinore 
-Perfshirja e Burrave ne Avokim per Barazi Gjinore 
-Perfshirja e perspektives gjinore ne punen e institucioneve publike 
-Perfitimet e Diversitetit Gjinor 
-Dhuna ne familje 

Platforma është e lehte për përdorim, ku secili përdorues hap llogarinë personale, ne të cilën ruhen të gjitha kurset dhe modulet e përfunduara apo të nisura nga përdoruesi, me mundësi vazhdimi aty ku kanë mbetur. Shumica e moduleve kanë edhe certifikate të përfundimit pas përfundimit të moduleve dhe kuizeve të kursit.


Platforma e mësimit online E-learning Jahjaga Foundation,  është zhvilluar nga Fondacioni Jahjaga.

Ne ju inkurajojmë që të vizitoni platformën dhe të përfitoni.


Ju lutemi, për t'u regjistruar klikoni në likun ndërlidhës:
https://elearning.jahjagafoundation.org