Ndarja ne salla ne provimin pranues

23 Tetor 2021
SHARE

Orari i mbajtjes së provimit pranues për vitin akademik 2021/22 në studimet Master afati i dytë në Fakultetin Filozofik.

Për të shikuar orën dhe sallën e mbajtjes se provimit pranues kliko në linqet e mëposhtme :

Data e provimit: 25/10/2021, Ora e provimit: 9:00

Lista e kandidatëve

Programi Historie Kohës së Re

Programi Arkivistikë

Programi Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

Programi Studime Evropiane dhe administratë publike

Programi Filozofi

Programi Sociologji

Njoftohen të gjithë kandidatët që do t’i nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin Filozofik, se ditën e mbajtjes së provimit pranues, duke pasur parasysh obligimet që dalin nga LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues në Fakultetin Filozofik, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:

1.Të mbajnë maskën;

2.Të mbajnë distancën, sipas rekomandimeve 1.5 deri në 2 M;

3.Pasi të kenë arritur në Fakultetin Filozofik, me qëllim të shmangies së grumbullimit të tyre, me ndihmën e personelit të Fakultetit Filozofik , menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues;

4.Të mbajnë higjienën personale;

5.Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;

6.Të posedojnë dëshminë e aplikimit në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve në vitin akademik 2021/2022;

7.Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).