Njoftim

16 Qershor 2022
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

Në bazë të nenit 127 paragrafit 1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nenit 18 paragrafit 3 të rregullores për studimet e Doktorates, vendimit nr. 1363/03, nga mbledhja e Këshillit të Fakultetit Filozofik, të datës 07.04.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP-së  nr. 1/227, të dates 02.06.2022, kandidatit PhD. MA AVDYL GASHI i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj shpallet ky:

N J O F T I M

Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 21.6.2022, në ora 11:00, në sallën 127 të Fakultetit Filozofik MA Avdyl Gashi, kandidat për doktoraturë, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: ”Konflikti, struktura dhe transformimi social në shoqëritë e tranzicionit – Rasti i Kosovës” mentor: Prof.Dr. Lulzim Dragidella, para komisionit profesional në përbërje:


1. Prof.Dr. akademik Anton Berishaj (kryetar) – Fakulteti Filozofik
2. Prof.Dr. Agim Hyseni (anëtar) - Fakulteti Filozofik
3. Prof.Dr. Edmond Dragoti (anëtar i jashtëm) - Fakulteti  Shkencave Sociale - Universiteti i Tiranës

 

 

Zyra e studimeve të Doktoratës