Njoftim

17 Qershor 2022
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

Në bazë të nenit 127 paragrafit 1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nenit 18 paragrafit 3 të rregullores për studimet e Doktorates, vendimit nr. 1365/03, nga mbledhja e Këshillit të Fakultetit Filozofik, të datës 07.04.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP-së  nr. 1/223, të dates 02.06.2022, kandidates Phd.MA Mrika Limani i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj shpallet ky:

N J O F T I M

Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 28.06.2022, në ora 13.00  në sallën 127 të Fakultetit Filozofik MA Mrika Limani, kandidate për doktoraturë, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: ”Lëvizjet antikolonialiste dhe antisistemike në Kosovë 1941-1999” mentor: Prof.Dr. Bujar Dugolli, para komisionit profesional në përbërje:


1. Prof.Dr. Ibrahim Gashi (kryetar) – Fakulteti Filozofik
2. Prof.Dr. Muhamet Mala (anëtar) - Fakulteti Filozofik
3. Prof.Dr. Çlirim Duro (anëtar i jashtëm) - Fakulteti  Shkencave Sociale - Universiteti i Tiranës

 

 

Zyra e studimeve të Doktoratës