Njoftim

17 Qershor 2022
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

Në bazë të nenit 127 paragrafit 1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nenit 18 paragrafit 3 të rregullores për studimet e Doktorates, vendimit nr. 1359/03, nga mbledhja e Këshillit të Fakultetit Filozofik, të datës 07.04.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP-së  nr. 1/228, të dates 02.06.2022, kandidatit Phd.MA MENTOR HASANI i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj shpallet ky:

N J O F T I M

Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 28.6.2022, në ora 11:00, në sallën 127 të Fakultetit Filozofik MA Mentor Hasani, kandidat për doktoraturë, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: ”Rrethanat socio-ekonomike në Shqipëri dhe tregtia me vendet fqinje 1912-1939” mentor: Prof.Dr. Gazmend Rizaj, para komisionit profesional në përbërje:


1. Prof.Dr. Bujar Dugolli (kryetar) - Fakulteti Filozofik
2. Prof.Dr. Ibrahim Gashi (anëtar) -  Fakulteti Filozofik
3. Prof.Dr. Çlirim Duro (anëtar i jashtëm) - Fakulteti  Shkencave Sociale - Universiteti i Tiranës

 

 

Zyra e studimeve të Doktoratës