Universiteti i Prishtinës merr pjesë në takimin e QUADIC

07 Qershor 2021
SHARE

Prof. asoc. dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik dhe Koordinator i QUADIC për UP-në, dhe Prof. asoc. dr. Afrim Hoti po marrin pjesë në takimin e radhës të projektit QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management), një projekt i financuar nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian. Ky takim po mbahet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD). Takimi në UAMD fokusohet në shkrimin e projekteve me fazat përkatëse të tij. Kjo përfshin komponentet nga analizimi i Udhëzuesit të Programit të Ngritjes së Kapaciteteve për Arsimin e Lartë të Programit Erasmus+, qasjen në shkrimin e projekteve, gjetjen e partnerëve, menaxhimin e projekteve nga pikëpamja financiare dhe tjetër, si dhe shpërndarja e informacionit. Po ashtu, takimi do të përfshijë punëtori për gjenerimin e ideve për aplikime në të ardhmen e afërt. Fakulteti Filozofik, ashtu si Universiteti i Prishtinës, ka prioritet ndërkombëtarizimin dhe, në këtë kuadër, aplikimin në projekte ndërkombëtare të rritjes së kapaciteteve.