Njoftim

08 Korrik 2022
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

Në bazë të nenit 127 paragrafit 1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nenit 18 paragrafit 3 të rregullores për studimet e Doktorates, vendimit nr. 1360/03, nga mbledhja e Këshillit të Fakultetit Filozofik, të datës 07.04.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP-së  nr. 1/226, të dates 02.06.2022, kandidatit Phd.MA ARIAN JANOVA i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj shpallet ky:

N J O F T I M

Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 15.7.2022, në ora 12:00, në sallën 127 të Fakultetit Filozofik MA Arian Janova, kandidat për doktoraturë, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: ”Zhvillimet historike dhe politike në Kosovë në vitet 1989-1999”  mentor: Prof.Dr. Muhamet Mala dhe ko-mentor: Prof.Dr. Afrim Krasniqi para komisionit profesional në përbërje:


1. Prof.Asoc.Dr. Muhamet Qerimi (kryetar) - Fakulteti Filozofik, UP, Prishtinë
2. Prof.Ass.Dr. Arsim Sinani (anëtar) -  Fakulteti Filozofik, UP, Prishtinë
3. Prof.Dr. Eva Tafili (anëtare e jashtme) – UT, Fakulteti Histori-Filologji, Tiranë, Shqipëri

 

 

Zyra e studimeve të Doktoratës