Sesion informues për Raundin XIII të Young Cell Scheme

02 Nëntor 2022
SHARE

Të dashur studentë dhe ju të diplomuar,

Ftoheni të merrni pjesë në një sesionin informues për Raundin XIII të  Young Cell Scheme, takoni  Dr. Nikolaos Panagiotou - Drejtues i Programit (Universiteti Aristoteli i Selanikut) dhe informohuni mbi programin Young Cell Scheme - program bursash i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime pasuniversitare të nivelit master jashtë vendit, që synon të përmirësojë cilësinë e administratës publike të Kosovës duke investuar në arsimimin e studentëve aktualë dhe nëpunësve civilë të ardhshëm.

 

Datë: 7 Nëntor 2022

Ora:  11:00 – 11:50

Vendi: Amfiteatri i madh i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”