Njoftim

21 Nëntor 2022
SHARE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

Në bazë të nenit 127 paragrafit 1 të Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nenit 18 paragrafit 3 të rregullores për studimet e Doktorates, vendimit nr. 3916/01 nga mbledhja e Këshillit të Fakultetit Filozofik, të datës 27.10.2022, si dhe vendimit për ratifikimin nga Senati i UP-së  nr. 4/276, të datës 11.11.2022, kandidatit Phd. Florent Rrahmani i është lejuar mbrojtja publike e disertacionit të doktoratës, andaj shpallet ky:

N J O F T I M

Me të cilin informojmë të gjithë të interesuarit, se me datën 25.11.2022 në ora 14:30, në sallën 127 të Fakultetit Filozofik kandidati Phd. Florent Rrahmani, bën mbrojtjen publike të disertacionit me titull: ”Sistemi i pushtetit paralel i Kosovës 1990-1999” mentor: Prof.akad.Dr. Anton Berishaj, para komisionit profesional në përbërje:


1. Prof.Dr. Agim Hyseni (kryetar) - Fakulteti Filozofik
2. Prof.Asoc.Dr. Ibrahim Berisha (anëtar) -  Fakulteti Filozofik
3. Prof.Dr. Ali Pajaziti (anëtar i jashtëm) – Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Maqedoni

 

 

Zyra e studimeve të Doktoratës