Vlerësimi i Ndikimit të COVID-19 në Ofrimin e Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet në Nevojë

24 Nëntor 2022
SHARE

Kemi knaqësinë të ndajmë me ju raportin “Vlerësimi i Ndikimit të COVID-19 në Ofrimin e Shërbimeve Sociale për Fëmijët dhe Familjet në Nevojë”. Ky raport është realizuar në në kuadër të projektit “Përmirësimi i Qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Shërbimet Psikosociale (ShShMShPS) për Fëmijët dhe Familjet dhe Vlerësimi i Ekosistemit Digjital për Mësimin e Vazhdueshëm në Distancë” - financuar nga Bashkimi Evropian përmes UNICEF-it në Kosovë dhe zbatuar nga Instituti i Psikologjisë – Universiteti i Prishtinës.

  • Studimi eksploron në mënyrë specifike përvojat e punonjësve të shërbimeve sociale të angazhuar në ofrimin e shërbimeve sociale gjatë pandemisë COVID-19 dhe identifikon nevojat për trajnim psikosocial brenda Qendrave për Punë Sociale (QPS) në Kosovë dhe të atyre që punojnë në organizata me bazë në komunitet.
  • Për më tepër, studimi vlerëson efektin e pandemisë COVID-19 tek përfituesit e shërbimeve sociale, si fëmijët ashtu edhe familjet, në kontekstin e marrjes së shërbimeve sociale dhe identifikimit të vështirësive të përditshme gjatë pandemisë COVID-19.

Raportin e plotë mund ta gjeni në vegëzat bashkangjitur:

ALB

ENG

SRB