Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa në " Hanze University of Applied Sciences and Groningen", Holandë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian për semestrin verorë 2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie dhe për trajnim;
Fushat e mobilitetit janë:
- Punë sociale.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik & administrativ:
- CV (në gjuhën angleze);
- Publikimet për staf akademik;
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Certifikata e njohjes së gjuhës së huaj (niveli minimal i gjuhës angleze B2).
Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 20 shkurt 2023.
Dokumentet me titull " Hanze University of Applied Sciences and Groningen" duhet të dërgohen të skanuara te: [email protected] .
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.