PROJEKTI QUADIC ME AKTIVITETIN E RADHËS

02 Prill 2023
SHARE

 

Në kuadër të projektit QUADIC, në datat 30 – 31 mars 2023 në Universitetin “Fehmi Agani” Gjakovë u mbajt punëtoria e paraparë në projekt, e përqendruar në sigurimin e cilësisë.

Përfaqësues të partnerëve në konsorcium të projektit nga #Kosova dhe #Shqipëria raportuan për aktivitetet dhe impaktin e projektit në çështje të ndërkombëtarëzimit dhe menaxhimit të projekteve. Po ashtu, u diskutua edhe për organizimin e 3 aktiviteteve të fundit të projektit. Universiteti i Prishtinës do të jetë mikpritës i konferencës përmbyllëse të projektit QUADIC.

Projekti QUADIC mbështet rritjen e kapaciteteve të stafit të përfshirë në menaxhimin e projekteve dhe ndërkombëtarizim të institucioneve të arsimit të lartë. QUADIC bashkë-financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian për periudhën Janar 2020 – Gusht 2023.

 

#Erasmus+ #EACEA #EU #UP