Erasmus+ në “University of Konstanz”, Gjermani

01 Maj 2023
SHARE

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus+  në “University of Konstanz”, Gjermani

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hapë thirrjen për aplikim për bursa për semestrin dimëror 2023 në University of Konstanz”, Gjermani në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve për studime Bachelor & Master & PhD

Bachelor - studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni, si më poshtë. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Master - studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semestër dhe kanë notë mesatare mbi 8.00.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në University of Konstanz”, Gjermani, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: 

https://www.uni-konstanz.de/en/international-office/study-in-konstanz/


Fushat e mobilitetit janë:

  • Studentët Bachelor,  Master të Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore, Departamenti i Biologjisë  
  • Studentët Bachelor,  Master të Fakultetit Filozofik,
    Departamenti i Historisë

Bursat përfshijnë: 

  • Kompensimin mujor;
  • Kostot e udhëtimit;

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.
 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj në gjuhën angleze apo gjermane të përkthyer nga ndonjë përkthyes i licencuar) që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)
  • Certifikata e notave/Transkripta 
  • Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze apo gjermane B2)
  • CV (në gjuhën angleze)
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Kopje e Pasaportës 

Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më4 Maj 2023

Dokumentet me titull University of Konstanz” duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected]   

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë. 

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një dosje ne formatin PDF ne një e-mail.