QUADIC zhvillon aktivitetin e radhës

11 Maj 2023
SHARE

Në kuadër të projektit QUADIC, në datat 9 – 13 maj 2023 në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po mbahet aktiviteti i radhës i QUADIC.

Përfaqësues nga të gjithë partnerët e projektit nga #EU, #Kosova dhe #Shqipëria po paraqesin të arriturat e deritanishme të projektit.

Projekti QUADIC mbështet rritjen e kapaciteteve të stafit të përfshirë në menaxhimin e projekteve dhe ndërkombëtarizim të institucioneve të arsimit të lartë. QUADIC bashkë-financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian për periudhën nëntor 2019 – Gusht 2023.

 

#Erasmus+ #EACEA #EU #UP