I - Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit Filozofik, në nivelin e studimeve themelore baçelor, së nga publikimi i këtij njoftimi, janë të obliguar të paraqesin kërkesë me shkrim për lejimin e punimit të diplomës baçelor dhe caktimin e mentorit.
II - Kërkesa e nënshkruar nga studenti në dy kopje, dorëzohet për numër protokolli në zyrën për arkiv dhe protokollim, pastaj njëra kopje dorëzohet në zyrën për shërbim të studentëve në nivelin e studimeve baçelor, për tërheqje nga personi i autorizuar nga departamenti përkatës.
III - Shefi i departamentit në mbledhjen e radhës e shqyrton kërkesën e studentit për lejimin e punimit të diplomës. Në rast të aprovimit të kërkesës, lejohet tema, caktohet mentori dhe formohet komisioni për mbrojtje temës. Në rast të refuzimit ceken arsyet e refuzimit të kërkesës.
IV - Studentët mund të marrin informacion lidhur me kërkesat e tyre, në zyrën për shërbim të studentëve, në nivelin e studimeve baçelor.
Sekretari i Fakultetit
Msc. Jeton Hyseni