Shumica Digjitale: Gratë në Wikipedia
Punëtori: Kapërcimi i Hendekut Gjinor në Botën Digjitale
Jeni të interesuar për edukimin digjital dhe përfaqësimin gjinor në hapësirat online? Bashkohuni me punëtorinë tonë për të shkruar përmbajtje për gratë dhe aktivizmin e grave në Wikipedia dhe kontribuoni në zvogëlimin e hendekut gjinor në botën digjitale!
E bazuar në Platformën Shumica Digjitale, kjo punëtori trajton pabarazinë gjinore në Wikipedia. Hulumtimet tregojnë se gratë përbëjnë më pak se 10% të redaktorëve të Wikipedia-s, duke çuar në përfaqësim të kufizuar dhe paragjykim në përmbajtjen e saj. Dukshmëria dhe qasja në informacion për gratë në Wikipedia mbetet e kufizuar. Kjo punëtori synon të ndryshojë këtë realitet duke pajisur pjesëmarrësit me aftësi për të shkruar dhe redaktuar përmbajtje në Wikipedia nga një perspektivë gjinore.
📍 Vendndodhja: Universiteti i Prishtinës
📅 Datat: 5 & 6 Mars 2025
⏰ Ora: 10:00 – 13:30
🌍 Gjuha: Shqip
Ftojmë të gjithë të interesuarit nga Kosova të aplikojnë! Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në redaktimin e Wikipedia-s vetëm dëshira për të kontribuar në një hapësirë digjitale më gjithëpërfshirëse.
🔗 Aplikoni këtu: https://forms.gle/b5Zc9XZi6DpUSFeu8
Mirëpresim aplikimet e juaja deri më 27 shkurt 2025!
Për çdo pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni. Presim me kënaqësi aplikimin tuaj!