Seminari i Parë Shkencorë i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

23 Dhjetor 2020
SHARE

 Me datë 28 Dhjetor (e hënë) nga ora 09:00 deri në 14:00 do të mbahet Seminari i Parë Shkencorë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Në kuadër të këtij seminari do të prezantojnë profesor dhe shkencëtarë të dalluar që janë bashkatdhetarë tanë në diasporë, si dhe studentë të studimeve master nga FIEK-u. Tematikat e prezantimeve ndërlidhen me fushat e inxhinierisë kompjuterike, telekomunikacionit, automatikës/robotikës dhe energjisë.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, seminari do të mbahet në mënyrë virtuale platformës Zoom.

Në këtë link mund të shihet ueb faqja e seminarit, ku mund t’i gjeni abstraktet e prezantimeve, si dhe informatat pak më të gjëra për folësit.