Fakulteti Filozofik pranon donacion nga Procredit Bank

12 Shkurt 2021
SHARE

Fakulteti Filozofik pranoi sot në një ceremoni të veçantë një donacion prej 10 laptopësh dhe kompjuterësh nga ProCredit Bank SH. A. Kosovë. Fakulteti Filozofik u përfaqësua në këtë ceremoni nga Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan, Prof. Asoc. Dr. Muhamet Qerimi, Prodekan për Financa dhe Infrastrukturë dhe Prof. Ass. Dr. Selim Bezeraj, Prodekan për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve. ProCredit Bank SH. A. Kosovë u përfaqësua nga znj. Albina Metaj - Ajvazi, Shefe e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve si dhe znj. Krenare Zajmi – Leti, Shefe e Marketingut.

Dekani Bërxulli falënderoi ProCredit Bank për donacionin, duke theksuar se kjo ndihmë vjen pikërisht në një moment nevoje të shtuar për pajisje teknologjike edhe për shkak të zhvillimit të mësimit online gjatë pandemisë. Znj. Albina Metaj – Ajvazi falënderoi menaxhmentin e Fakultetit Filozofik për pritjen dhe konfirmoi mbështetjen e ProCredit Bank për Fakultetin Filozofik edhe në të ardhmen. Dekani Bërxulli evokoi bashkëpunimin tashmë shumëvjeçar me ProCredit Bank SH. A. Kosovë, duke vlerësuar mbështetjen, që kjo bankë i ka dhënë Universitetit të Prishtinës dhe komunitetit.

 MNS_0220.JPG