NJOFTIM PËR AFATIN E SHTATORIT 2021

22 Gusht 2021
SHARE

Njoftohen studentët e Fakultetit Filozofik, se:

-          Afati i paraqitjes së provimeve do të jetë në datat 23  gusht 2021 - 2 shtator 2021, ora 16:00
-          Afati i provimeve do të mbahet në datat 3 - 27 shtator 2021
-          Mbrojtja e diplomave 29 - 30 shtator 2021
-          Afati i fundit i vendosjes se notave ne SEMS: 3 tetor 2021

 

Studentët e nivelit të studimeve Master duhet t'i paraqesin provimet në SEMS dhe të shkarkojnë pagesat e provimeve po ashtu në SEMS. Pagesat duhet të kryhen dhe të dorëzohen fizikisht në Zyrën e Studimeve Master brenda afatit të shpallur të provimeve. Konfirmimi i pagesave bëhet pasi të kalojnë 3 ditë pune nga data e pagesës. Studentët kanë mundësi t'u nënshtrohen provimeve të paraqitura, vetëm pasi të konfirmohen pagesat e provimeve.


Njoftohen studentët, që SEMS nuk do të hapet për paraqitjen e provimeve, pas kalimit të afatit përkatës

Ju urojmë suksese në provime.

 

Dekanati