NJOFTIM

12 Shtator 2021
SHARE

Njoftohet stafi akademik dhe studentët e Fakultetit Filozofik, se në zbatim të vendimit të Konferencës së Rektorëve, mbajtja e provimeve të afatit të rregullt të shtatorit do të ndërpritet deri në datën 26.09.2021.

Ky vendim bazohet në masat e shpallura nga Qeveria e Republikës së Kosovës për parandalimin dhe mbrojtjen nga COVID-19.

Dekanati i Fakultetit Filozofik do t’ju informojë në kohë reale për të gjitha zhvillimet në këtë drejtim.

Dekanati