Njoftim për ankesat në provimin pranues

28 Shtator 2021
SHARE

Lidhur me Dhënien dhe Shqyrtimin e Ankesave të Kandidat - Studentëve për Provimin Pranues

 

Njoftohen të gjithë kandidat-studentët e interesuar për të bërë ankesë, që këtë mund ta bëjnë të mërkurën, datë 29.09.2021 (nga ora 08:00 – 16:00), dhe të enjten, datë 30.09.2021 (nga ora 08:00 – 16:00) në Fakultetin Filozofik, zyra # 10.

 

Shqyrtimi i ankesave nga komisionet përkatëse do të bëhet të premten, datë 01.10.2021, duke filluar nga ora 10:00 në Fakultetin Filozofik.

 

Dekanati i Fakultetit Filozofik