Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, hap thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 150 studentë të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimet Punë Sociale (me prioritet), Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri. Kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP.