Njoftim

26 Janar 2022
SHARE

Biblioteka e Fakultetit Filozofik është pasuruar sot me një fond të ri librash. Nën mbikëqyrjen e Prodekanit për Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Adem Beha, Fakulteti Filozofik ka blerë një fond librash, që janë përzgjedhur kujdesshëm në bashkëpunimin me departamenet e fakultetit tonë. Fakulteti Filozofik do të përkujdeset që stafi akademik dhe studentët të kenë qasje në burime akademike, që janë të domosdoshme për procesin e kërkimit shkencor dhe mësimdhënien cilësore.