Thirrje për Ekspertë

15 Shkurt 2022
SHARE

Instituti i Psikologjisë shpallë të hapur thirrjen për katër (4) ekspertë në zhvillim të moduleve të trajnimit (4).

Qëllimi i këtij angazhimi është të zhvillojë module të trajnimit për temat:

  1. Psikologjia e Zhvillimit
  2. Puna me përdorues të substancave psiko-aktive
  3. Shëndeti mendor, trajtimi dhe referimi
  4. Shërbimi psiko-social dhe shkathtësitë e këshillimit

 

Këto module do të përdoren për trajnimin e 10 trajnerëve të përzgjedhur kombëtarë dhe do shërbejnë si mjet për rritjen e kapaciteteve të punonjësve të vijës së parë të mbrojtjes së fëmijëve dhe profesionistëve të tjerë të ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë.

Modulet zhvillohen në kuader të projektit “Përmirësimi i qasjes në Shëndetin Mendor dhe Shërbimet Psikosociale (MHPSS) për fëmijët dhe familjet dhe vlerësimi i ekosistemit dixhital për mësim të vazhdueshëm online” financuar nga Zyra e BE-së dhe UNICEF-it në Kosovë, dhe zbatuar nga Instituti i Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës.

Në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, ky projekt ndër të tjera adreson boshllëkun e komponentëve zbatues të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, i cili specifikon nevojat për ofrimin e shërbimeve të integruara të mbrojtjes së fëmijëve që i përgjigjen të gjitha formave të dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, shfrytëzimit, neglizhimit ose forma të tjera që rrezikojnë jetën, sigurinë, shëndetin, arsimimin dhe zhvillimin e tyre, si dhe ofrimin e shëndetit mendor dhe shërbimeve psikosociale të cilat janë kritike në kontekstin e ndikimit të COVID-19.

 

Për të kuptuar detajet rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, konsultoni thirrjen e plotë të cilën e gjeni duke klikuar në linçet në vazhdim.

 

ToR - Expert for Developing Training Module_ Working with Users of Psychoactive Substances and Delinquency Cases

ToR - Expert for Developing Training Module_ Psychosocial Services and Counseling Skills

ToR - Expert for Developing Training Module_ Developmental Psychology_IP

ToR - Expert for Developing Training Module_ - Mental health, Treatment and Referral of Cases

 

Afati i fundit për dorëzimin

Aplikimi duhet të dërgohet deri më 21.02.2022 deri në mesnatë.