Njoftim

22 Shkurt 2022
SHARE

Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, njëkohësisht Koordinator për UP-në i projektit të ngritjes së kapaciteteve QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management) po merr pjesë në takimin e radhës në format konference të konsorciumit të projektit në Universitetin për të Huajt në Perugia, Itali. Ky takim përqendrohet në temën ‘How to build and international resilient academic network: Roadmap and best practices’. Takimi po udhëhiqet nga ekspertët e Università per Stranieri di Perugia dhe Université Côte d’Azur. UP-ja përfaqësohet në këtë forum edhe nga Ma sc. Esat Kelmendi, Drejtor i Zyrës Ligjore të UP-së. Projekti QUADIC ka hyrë tashmë në vitin e tretë të zbatimit të tij.

Ky projekt bashkë-financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian.

#Erasmus+ #EACEA #EU #UP