Njoftim

24 Prill 2022
SHARE

Të gjithë studentët e interesuar të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës do të kenë mundësi të ndjekin një modul ndërkombëtar të nivelit master 'Deliberimi në shoqëri të ndara'. Ky modul është projekt i përbashkët në mes të katër universiteteve dhe do të ofrohet njëkohësisht për studentët e Universitetit të Bolonjës (Itali), Universitetit Javeriana (Meksikë), Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit Federal të Belo Horizonte (Brazil). Gjuha e ligjërimit do të jetë anglishtja. Moduli do të mbahet në sallën # 302, nga ku do të bëhet lidhja online me universitetet e lartpërmendura. 

 

Pjesë e këtij moduli do të jenë studentët e nivelit të studimeve master të Shkencave Politike, kurse studentët e tjerë, që kanë dëshirë të bashkangjiten, mund të dërgojnë një email për regjistrim Prof. Jehona Lushaku - Sadriut ([email protected]).