Takim i Departamentit të Psikologjisë

19 Maj 2022
SHARE

Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës inicioi dhe mori pjesë në takimin e përbashkët me Departamentin e Psikologjisë të Universitetit të Tiranës.

Takimi i udhëhequr nga dy dekanët Prof. Dr. Rapti dhe Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, kishte për qëllim diskutimin e mundësive bashkëpunimit, duke u informuar gjithashtu për punën dhe të arriturat specifike të të dy palëve.

Nga Prof. Asoc. Dr. Zamira Hyseni - Duraku, Shefe e Departamentit të Psikologjisë në UP, dhe Prof. Asoc. Dr. Arjana Muçaj, Shefe e Departamentit të Psikologjisë në UT, para profesorëve  të pranishëm u prezantua puna shkencore, profesionale dhe angazhimet në projektet kërkimore të këtyre departamenteve. 

Prof. Dr. Aliriza Arënliu, Drejtor i Institutit të Psikologjisë, prezantoi fushëveprimin dhe projektet aktuale të këtij instituti.

Takimi vazhdoi me diskutime në mes të profesorëve për mundësitë e bashkëpunimeve.

Në fund, u përcaktuan edhe koordinatoret për koordinim të aktiviteteve të mëtejshme të dakorduara në takim,  Prof. Asoc. Dr. Liridona Jemini - Gashi dhe MSc. Fatjona Hysi. 

Ky takim vuri themelet e një komunikimi dhe rrjetëzimi të ngushtë profesional dhe me interesime të përbashkëta të stafit akademik e të dy departamenteve.