Njoftim

07 Qershor 2022
SHARE

Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, njëkohësisht Koordinator për UP-në i projektit të ngritjes së kapaciteteve QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management) po merr pjesë në takimin e radhës në format punëtorie të konsorciumit të projektit në Universitetin e Ljubljanë, Slloveni. Ky takim përqendrohet në temën “Përvojat e BE-së në strukturat dhe proceset e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe menaxhimit të projekteve – shembuj të praktikave më të mira. Takimi po udhëhiqet nga ekspertë universiteti pritës. UP-ja përfaqësohet në këtë forum edhe nga zt. Fitim Seferi, nga Zyra për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara.

 

#Erasmus+ #EACEA #EU #UP