Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim me Fakultetin Filozofik në Zagreb

14 Qershor 2022
SHARE

Të premten (10 qershor 2022) u nënshkrua një marrëveshje kornizë për bashkëpunim me Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Gjatë vizitës, Prof. Asoc. Dr. sc. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik në Prishtinë, shprehu interesim për bashkëpunim në aktivitetet e shkëmbimit të studentëve dhe stafit, aktivitetet e përbashkëta kërkimore dhe bashkëpunimin në projekte. Prof. Asoc. Dr. sc. Domagoj Tonçiniq, Dekan i Fakultetit Filozofik në Zagreb, theksoi bashkëpunimin e mëparshëm dhe fushat e shumta në të cilat institucionet tona mund të lidhen në të ardhmen dhe u shpreh i kënaqur me faktin se marrëveshja do të sigurojë një kornizë institucionale për të gjitha aktivitetet e përbashkëta. Në takim morën pjesë edhe Ass. dr sc. Dolores Grmača, Prodekane për Programet e Studimit dhe Mësimin gjatë gjithë jetës, Prof. dr sc. Hrvoje Stançiq, Prodekan për Organizim dhe Zhvillim dhe zt. Fitim Seferi nga Zyra për Kërkimet dhe Projekte të Sponsorizuara të Universitetit të Prishtinës.

 

Informacione për Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit mund të gjenden në: Filozofski fakultet Sveučilišta u Zagrebu (unizg.hr)