Njoftim

03 Korrik 2022
SHARE

Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, njëkohësisht Koordinator për UP-në i projektit të ngritjes së kapaciteteve QUADIC (Quality Development of International Cooperation and Project Management) mori pjesë në takimin e radhës të konsorciumit të projektit në Universitetin Cote d’Azur, Nicë, Francë. Ky takim u përqendrua në aspekte të ndryshme të dixhitalizimit dhe shkëmbimit të përvojave të ndryshme të ndërlidhura me këtë aspekt. Takimi ishte i organizuar gjatë Javës Dixhitale në këtë universitet, duke e bërë këtë përvojë edhe më të vlefshme nga pikëvështrimi i njohjes me praktikat më të mira për dixhitalizim, arsimim online, ndërkombëtarizim dhe zhvillim të softuerëve dhe platformave online. UP-ja u përfaqësua në këtë takim po ashtu nga Dr. Lumnije Bajrami, Drejtore e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, dhe znj. Saranda Leka nga Zyra për Çështje Akademike.

 

#UP #Erasmus+ #EACEA #EU